Në prag të sfidës shumë të rëndësishme me Skocinë, Panucci ka surprizuar sërish me zgjedhjet e tij dhe ndryshe nga sa të gjithë prisnin, nuk do të jetë një Shqipëri me 5-3-2 por me modulin 4-4-1-1.
Ka disa risi në formacion. Supersport thotë se Strakosha i cili ishte njeriu i ndeshjes në fitoren ndaj Izraelit do të jetë në portë. Nuk ndryshon as mbrojtja që shikon edhe një herë Veselin dhe Gjimshitin në qendër me Elseid Hysajn dhe Egzon Binakun nga krahët, ndërkohë që fiton një vend për anti-Skocinë që nga minuta e parë Sabien Lilaj, që do të jetë i rreshtuar para mbrojtjes, duke lënë në stol Migjen Bashën, me Xhakën dhe Memushajn që do të jenë para tij.
Surpriza dhe në krahët e mesfushës, ku emri që katapultohet në formacion është Emanuele Ndoji, me Panucin që ka vendosur ti japë besim të riut të Brescias, ndërsa Gavazaj e starton rregullisht në krahun e djathtë. Në majë të sulmit, Bekim Balaj, që këtë herë e nis titullar me Sindrit Gurin në stol.