Lionel Messi ka qenë në radarin e Manchester Cityt para se ta nënshkruajë kontratën e fundit me Barcelonën.
Drejtori i klubit anglez ka zbuluar, se ai ka biseduar edhe me Pep Guardiolan për këtë punë dhe se ka qenë një ofertë marramendëse në tavolinë për yllin argjentinas.
Messi w nënshkroi kontratën e fundit me Barcelonën më 25 nëntor të vitit 2017, që do të jetë e vlefshëm deri në vitin 2021, dhe ka një klauzolë prej 700 milionë eurosh.
“I kërkuam Guardiolas që të bisedojë me të dhe ia ofruam trefishin e rrogës aktuale që ka në Barcelonë, mirëpo ai asnjëherë nuk pranoi”, ka thënë drejtori i Manchester Cityt.
Për shërbimet e Messit kishte interesime edhe më parë, mirëpo ylli i klubit katalonas është i lidhur me Barçan, dhe duket më se e pamundur që ai të largohet nga “Camp Nou”.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë deri më tani i ka 648 paraqitje, ku i ka shënuar 563 gola, ka bërë 240 asistime, në të gjitha garat me fanellën "blaugrana".
Messi me Barcelonën i ka fituar gjithsej 33 tituj.