Transferta e Beogradit, Klop lë jashtë Shaqirin: Po shkojmë të luajmë futboll

Hënë, 05 November 2018 11:01

Xherdan Shaqiri nuk do të jetë në Beograd për sfidën që Liverpuli do të luajë ditën e nesërme ndaj Crvena Zvezdës. Lajmi për lënien jashtë të futbollistit me origjinë shqiptare është konfirmuar nga trajneri Jurgen Klop, i cili për shkak të kërcënimeve të shumta në drejtim të futbollistit ka vendosur mos e grumbullojë atë. Tekniku gjerman është i bindur që Shaqiri do ta kuptojë për vendimin e marrë.

“Kemi dëgjuar spekulimet dhe flasim për pritjen që Shaqiri do të merrte dhe megjithëse nuk kemi ide se çfarë do të ndodhte, ne do të shkojmë dhe duam të jemi të përqendruar vetëm te futbolli e nuk duhet të mendojmë për ndonjë gjë tjetër.

Ne jemi Liverpuli, një klub i madh, një ekip futbolli dhe nuk kemi asnjë mesazh përtej kësaj. Ne nuk kemi mesazhe politike. Duam që fokusi të jetë në një ndeshje futbolli. Pra, për këtë arsye, Shaqir nuk është i përfshirë dhe ai e pranon dhe e kupton këtë. Shaq është lojtari ynë, e duam dhe do të luajë për ne shumë herë, por jo të martën.

Kam dëgjuar shumë gjëra të mrekullueshme për qytetin e Beogradit dhe vendin e Serbisë në tërësi, nga miqtë dhe kolegët që e kanë vizituar më parë”, u shpreh Klop.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...