Lara Gut është atletja, që në një moshë shumë të re shpërtheu në Kupën e Botës së skive me personalitetin e një veteraneje. 17 vjeç, në garën e pestë të karrierës u ngjit në podiumin e pistës së shtëpisë. 27 vjeç, pas një kupe gjenerale, medalje të ndryshme olimpike dhe botërore (1+5), është martuar me Valon Behramin, mesfushorin e Udinezes dhe Zvicrës, duke përfunduar në rrjedhën e rrjeteve sociale derisa është larguar: ka mbyllur profilet në “Twitter” dhe “Instagram”, duke mbajtur vetëm “Facebook”-un (618.880 ndjekës), sepse siç ka shpjeguar, nuk i pëlqen “se si postimet komentohen nga përdoruesit”.
U shënjestrua që pas ndeshjes Brazil-Zvicër në Botërorin rus. Personave që nuk u pëlqyen ndërhyrjet e bashkëshortit në dëm të Nejmarit, u “hakmorën” duke sulmuar Larën në ueb.
DOKUMENTARI – “Me Valonin zbulova forcën e të qenit çift: është gjëja më e bukur që mund të më kishte ndodhur”. Më pas, Gut ka ilustruar udhëtimin për ta përcjellë në Botëror dhe ka publikuar foton e martesës, ditën pas ceremonisë. Javën e kaluar dokumentari mbi Larën u prezantua fillimisht në Zyrih (të dielën) e më pas në Lugano (të hënën).
“Looking for sunshine” (“Në kërkim të dritës së diellit”), me regjisor mikun Nikolo Kasteli, shpjegon një vit të jetës së saj sportive. “Sunshine” ka qenë pseudonimi i Larës në fëmijëri, sepse me buzëqeshjen e saj ndriçonte çdo gjë. E kishte humbur përpara dëmtimit. Por, tani shpjegon: “Nga ai moment nisa të ringrihem në këmbë.
Nuk ishte e lehtë të shikoja veten në dokumentar, më rikthen në memorie ato momente. Megjithatë, më ka forcuar”. Behrami në dokumentar citohet vetëm në fund, sepse historia daton dhjetor 2017.