Bashkëpunimi mes Igli Tares dhe Lazios vazhdon të konsolidohet.
Sipas asaj që shkruan "Sportmediaset" ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare do të ripërtërijë kontratën e tij me klubin bardhekaltër.
Nënshkrimi i kontratës së re do të bëhet të premten, ndërsa thuhet se Tare do të firmos deri në vitin 2020 me një opsion për dy sezone të tjera. Padyshim që në kontratën e re, Tare do të përfitojë pak më shumë se 1 milion euro.
Një partneritet i rëndësishëm, i cili ka zgjatur më shumë se dhjetë vjet dhe është forcuar më tepër pavarësisht mungesës së titujve.
Nën drejtimin e tij, Lazio ka sjellë shumë lojtarë, të cilët janë shitur më pas me shifra marramëndese. Nga Keita Balde te Felipe Anderson, deri te Biglia. Dhe pastaj goditjet Strakosha, legjenda gjermane Klose apo dhe benjamini aktual i Lazios, Sergej Milinkovic-Savic.