Pas një rrotacioni të lehtë ndaj Kastriotit, ndaj Laçit pritet që trajneri Shehi të kthejë formacionin e plotë të titullarëve. Radas rikthehet dhe formon dyshen e qendrës me Alitin.
Në mesin e fushës rikthehet treshja e formuar nga Dita para mbrojtjes, ndërsa në krahë Muzaka me Demten. Në sulm, Gripshi dhe Bregu me shumë mundësi do të mbështesin Oto Xhonin në majë të ofensivës bardhekuqe. Ka balotazh në majë të sulmit, por nigeriani duket si më i avantazhuar se Krasniqi