Ja si do të funksionojnë përfaqësueset e moshave

Premte, 25 Janar 2019 18:14

Përfaqësueset e grupmoshave i janë nënshtruar një revolucioni me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe zbulimin e sa më shumë talentëve. Xhemal Mustedanagic vendosi të linte mënjanë kostumin sportiv për të veshur atë të zyrtarit dhe në rolin e shefit të sektorit të ekipeve kombëtare ka marrë përsipër të ndryshojë të ardhmen e kuqezinjve, madje së fundmi është marrë një vendim: krah përfaqësueseve kryesore do të ketë edhe një skuadër B për grupmoshat. Qëllimin e zbulon vetë Mustedanagic.

Qëllimi kryesor është të shohim sa më shumë lojtarë që luajnë brenda Shqipërisë, të kenë mundësinë të aktivizohen dhe t’i vëzhgojmë nga pranë. Ekipi B te të gjitha grupmoshat do të ketë lojtarë që luajnë në Shqipëri, do të zhvillojnë ndeshje të forta për t’i testuar.  Ekipin B do ta shfrytëzojmë edhe për lojtarë që dëshirojnë të provohen. Do të kemi mundësinë që provat të zhvillohen pikërisht tek ky ekip, duke mos e prekur skuadrën kryesore. Duhet që fillimisht lojtarët të kalojnë nga përfaqësueset B.

Si është ndërtuar struktura e re, ku bazohet dhe çfarë synon? Mustedanagic e ka ndarë sistemin në tre faza, ku synimi kryesor është instalimi i idesë se kombëtarja është një kult dhe që duhet një punë e jashtëzakonshme për ta veshur fanellën kuqezi.

Gjithçka do të ndahet në tri faza. E para, duhet të formojmë kultin e kombëtares, jo çdo njeri mund të luajë me përfaqësuesen. Faza e dytë është të përparojmë dhe të instalojmë rregullat dhe të zhvillojmë në çdo pikë ekipet kombëtare dhe e treta është faza që unë e quaj atë të përsosmërisë. Në mënyrë të vazhdueshme duhet të zhvillojmë talente për kombëtaren e madhe.

Gjithçka funksionon me një qëllim madhor, që është ndërtimi i një kombëtareje të madhe sa më cilësore. Objektivi i Mustedanagicit mbetet për t’u pare nëse është i realizueshëm, teksa shefi i sektorit të ekipeve kombëtare prek edhe temën që lidhet me talentët shqiptarë që luajnë jashtë vendit.

Ne synojmë që çdo vit të dërgojmë te kombëtarja e Panuccit 3 lojtarë, është shumë mirë sikur të shkojë edhe vetëm një. Unë jam shumë optimist, sepse Shqipëria ka shumë talente dhe potencial. Fëmijët shqiptarë janë shumë të lidhur me fanellën. Duhet pak kohë dhe durim, por besoj se një ditë Shqipëria do të jetë në nivele të larta. Më pëlqen fakti që shumë shqiptarë që aktivizohen jashtë kanë shprehur gatishmërinë të vishen kuqezi. Natyrisht, nga jashtë do të marrim vetëm ata që janë “top player”, nëse kanë të njëjtin nivel me ata që luajnë në kampionatin vendas, atëherë do të kenë prioritet futbollistët që aktivizohen në Shqipëri.

Përfaqësueset U-17 dhe U-19 kanë një detyrë, të shkojnë në “Elite Round”, Mustedanagic beson tek ëndrrat që nuk lidhen vetëm me kombëtaret e moshave, por edhe me atë të drejtuar nga Christian Panucci.

Jam optimist, por U-17 dhe U-19 kanë në grup skuadra të vështira, megjithatë kam besim që mund të shkojmë deri në “Elite Round”. Kombëtarja mendoj se do të jeti pjesë e rëndësishme e futbollit europian, dua me zemër që skuadra e Panuccit të shkojë në Europian.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...