Partizani ka mposhtur Skënderbeut me rezultatin 0-1 në supersfidën e zhvilluar në Korçë. Goli i Malës në minutën e 3-të i ka dhuruar fitoren skuadrës së Gegës që vazhdon marshimin në kampionat.
Ndërkohë me humbjen e sotme, Skënderbeu i Shehit është zhytur në krizë të thellë rezultatesh, teksa diferenca nga kreu është thelluar në 10 pikë. Plot 5 humbje radhazi për korçarët në kampionat, teksa situata duke tejet alarmante.
Përveç se në rezultat, kampionët në fuqi kanë lëshuar edhe në lojë, teksa duken shumë larg atij Skënderbeut të frikshëm të një sezoni më parë. Kjo gjë u vëre dhe në sfidën e sotme, teksa vendasit iu nënshtruan kryesuesve të Partizanit.
Kujtojmë që në minutën e 53-të kryeqytetasit shpërdoruan një mundësi të artë për të dyfishuar rezultatin, teksa Telushi gaboi nga 11-metra. Gjuajtja e mesfushorit vlonjat u ndal nga portieri Teqja.
Me triumfin e sotëm Partizani u ngjit në kuotën e 40 pikëve, ndërkohë që Skënderbeu mban momentalisht vendin e 4-t me 30 pikë, po aq sa Laçi i vendit të pestë. Në sfidën e radhës korçarët do të ndeshen ndaj Kastriotit në transfertë, ndërkohë që Partizani do të luajë ndaj Kamzës, sërish jashtë fushe.