Barcelona ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e mbrojtësit të Sevillës, Clement Lenglet, sipas Sport.
Qendërmbrojtësi francez ka mahnitur në La Liga këtë sezon, duke ua tërhequr vëmendjen shumë klubeve të mëdha evropiane.
Sevilla shpreson se ai do të nënshkruajë marrëveshje të re me klubin në mënyrë që klauzola e tij të rritet.
Megjithatë, Barcelona është duke tentuar ta joshë atë drejt kalimin në “Camp Nou” në verë.