Penalltia e diskutueshme që vendosi kualifikimin e Realit kundër Juventusit në “Champions League” vijon të prodhojë akoma polemika. Njerëzit e rëndësishëm të futbollit por edhe tifozët e thjeshtë janë të ndarë mes dy versionesh.
Masimo Busaka, ish-gjyqtar i njohur i cili momentalisht punon si dizenjator i arbitrave në FIFA, nuk ka marrë përsipër të vendosë nëse është pro apo kundër penalltisë, por ai është kapur me Buffon për shkak të reagimit të tij.
“Nëse bën arbitrin, bën një punë në të cilën duhet të vendosësh në më pak se një sekondë dhe nuk mund të mendohen shumë gjëra të tjera në atë moment. Është njësoj si për portierët, ku duhet të përdorësh shpeshherë edhe instinktin për të pritur, pa u menduar dhe për arbitrat është njësoj.
Ne duhet të jemi të përqendruar te vendimet e momentit, që janë shumë, por shumë të vështira për t’u marrë. Xhixhi tha se arbitri nuk e kuptoi momentin, por ai duhet të dijë se gjyqtari ka shumë më pak kohë sesa një doktor, për të shpëtuar, në këtë rast një episod loje”.