Dionis Avdijaj është duke shkëlqyer në kampionatin holandez me skuadrën Roda.
Sulmuesi nga Istogu iu bashkua skuadrës holandeze gjatë afatit kalimtar të janarit si huazim nga Schalke.
Me t’iu bashkua Rodas, Avdijaj ka shkëlqyer në këtë skuadër duke ndihmuar ata drejt arritjes së objektivave që është të mbesin në elitën e futbollit holandez, transmeton telegrafi.
21-vjeçari ka arritur të shënoj katër gola në 10 ndeshje dhe ka bërë një asistim.
Por sipas mediave gjermane, ai do të rikthehet në fund të edicionit te Schalke 04.
Avdijaj nuk i ka raportet e mira me trajnerin e Schalkes, Tedescon dhe pritet përsëri largimi nga klubi bardh e kaltër.
Por është skuadra tjetër gjermane, Koln që ka shprehur interesim për transferimin e lojtarit.
“Avdijaj është një talent i jashtëzakonshëm dhe natyrisht që na intereson”.
“Ai pati disa probleme me Schalken por tani po bën shumë mirë në Holandë. Do të tentojmë ta marrim”, ka thënë drejtori i Kolnit, Frank Aehlig.
Kontrata e istogasit me Schalken përfundon në verën e vitit 2019.