Erjon Bogdani, trajneri i Kombëtares U19, ka ndjekur dje në stadium ndeshjen e Napolit kundër Udinezes, të cilën vendasit e fituan me shifrat 4-2. Prania e ish-bomberit në ‘San Paolo’ ka tërhequr vëmendjen e gazetarëve të ‘Sky Sport’, për të cilët Bogani ka deklaruar: “Ftesa më erdhi nga babai i Hysajt”.
Bogdani, tashmë 41-vjeç kishte marrë me vete edhe djalin e tij, i cili ka arritur të bëjë fotot me “yjet” e Napolit.
“Për fat gjithçka shkoi shumë mirë. Djali im dëshironte të kishte fotografi me futbollistët e Napolit dhe ia doli t’i bënte. Besoj se u solli fat.”
Bogdani u ka shpjeguar fillimisht gazetarëve Matteo Barzaghi dhe Valeria Spinella se ka nisur karrierën si trajner moshat e Shqipërisë.