Nervat, Igli Tare tani ka një faturë prej 5 mijë eurosh për të paguar

E Enjte, 19 Prill 2018 22:09

Igli Tare vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në Italinë fqinje. Shqiptari ka arritur të drejtojë Lazion në një sezon fantastik, teksa skuadra e tij është në zonën Champions dhe ka marë rezultate të shkëlqyera, ndonëse fushata e blerjeve ka qenë me kosto të ulëta dhe pa shumë yje. Por falë nuhatjes së drejtorit shqiptar shumë prej lojtarëve të formacioni bardhekaltër janë vënë në shënjestrën e klubeve të mëdha dhe pritet që në merkaton e verës të vijnë oferta të rëndësishme. Meritë e gjitha e Tares që ka arritur të ndërtojë një skuadër konkurruese që luan si e barabartë me të gjitha të mëdhatë në Serie A. Për këto arsye shqiptari është vlerësuar edhe me disa çmime, por këtë herë ai është bërë protagonist i një episodi aspak pozitiv.

Të mërkurën mbrëma, Lazio arriti të mundë Fiorentinën në një ndeshje të çmendur dhe emocionuese. Pasi e panë veten në disvantazh të dyfishtë, kryeqytetasit fillimisht shkurtuan diferencën dhe në fund arritën përmbysnin gjithçka duke triumfuar me rezultatin 3-4 në transfertë. Sigurisht një ndeshje për zemra të forta dhe emocione pa fund, por nervat duket se kanë arritur kulmin në fund të pjesës së parë kur Lazio po humbiste me rezultatin 2-1. Këtë e ilustron fare qartë vendimi i Komisionit Disiplinor që ka vendosur të dënojë Igli Taren me 5 mijë euro gjobë. Motivacioni: drejtori i Lazios i është drejtuar me fjalë fyese dhe të papërshtatshme gjyqtarit të takimit gjatë momentit që skuadrat ishin në korridorin që të çon në dhomat e zhveshjeve të stadiumit. Një shfryrje nervash e kripur për ish-kapitenin e Kombëtares shqiptare, i cili në fakt njihet për temperamentin e tij të vështirë. Sidoqoftë, duket se klubi do ta paguajë me qejf duke qenë se rezultatet janë tejet pozitive dhe një faturë prej 5 mijë eurosh nuk u hyn në sy drejtuesve të një skuadre që ka yje si Milinkovic-Savic që vlen të paktën 100 milionë euro në merkato.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...