“Do të shkoj me siguri në Rusi. Çfarë Botërori do të ishte ai pa mua?”. Kështu ishte shprehur Ibrahimovic në një intervistë pak ditë më parë në lidhje me rikthimin e tij te Suedia. Sulmuesi shtatlartë, në një farë mënyre “i ka rënë gjoksit”, ashtu siç bën shpesh, këtë herë duke menduar se ai do të grumbullohet nga Suedia për në Botëror.
Por, i pari futbollist që del kundër Ibrahimovic është portieri i dytë i Suedisë, Johan Johnsson, i cili aktivizohet te skuadra e Guingamp në Francë.
“Nuk e di nëse do të jetë apo jo Ibra në Botëror. Ky vendim i takon trajnerit, por ne u kualifikuam në Botëror pa ndihmën e tij”, tha Johan Johnsson, i cili në intervistën e tij për revistën franceze “Main Opposee” tha se Ibra mund të mos pritet mirë në dhomat e zhveshjes së ekipit përfaqësues të Suedisë.
“Ai është një egoist. Një njeri individualist, si njeri ashtu edhe si futbollist. Ne në fakt jemi grup. Nuk ka dyshim që nëse do të vinte te Suedia do të luante shumë mirë, por ne do të na duhej të ndryshonim totalisht lojën tonë, sepse do të luanim për të”, tha portieri suedez, Johan Johnsson.