Rivaliteti midis Mourinho e Wenger/ Befason “lamtumira” për trajnerin

Premte, 20 Prill 2018 17:16

Njoftimi i Wenger për largimin nga Arsenal pas 22 vitesh ka zbutur edhe Mourinho-n, një ndër rivalët më të mëdhenj të francezit. Për tifozët e futbollit është e paharrueshme ajo që ndodhi në ndeshjen mes Arsenal dhe Chelsea 3 sezone më parë, kur trajnerët u shtynë me duar me njëri-tjetrin.

Por në momente si këto duket se çdo gjë shuhet. Pavarësisht se ‘special 1’ ka bërë nga shakatë më të hidhura me francezin, duke e quajtur atë një “soditës” dhe një “specialist në dështim”, sot ai ka këmbëngulur se ruan nderim të lartë për Wenger.

“Nëse ai është i lumtur, edhe unë jam i lumtur; nëse është i trishtuar, jam edhe unë i trishtuar. Gjithmonë dëshiroj më të mirën për kundërshtarët e mi. Gjithmonë uroj më të mirën. Nëse ai është i kënaqur me vendimin që ka marrë dhe duket përpara kapitullit të ardhshëm të karrierës dhe jetës së tij, jam shumë i lumtur për të.

Z.Wenger dhe Arsenali ishin për shumë vite rivalët më të mëdhenj të epokës së Sir Alex. Jam shumë i sigurtë se ne si klub do t’i tregojmë Wengerit respektin që meriton”, – tha Mourinho për gazetarët. Kur u pyet për një keqardhje të mundshme, që Mourinho mund të ketë në lidhje me sjelljen e tij ndaj Wenger, ai shtoi:

“Nuk është për keqardhje, unë mendoj se pyetja juaj është një pyetje tipike, nga dikush që nuk ishte në këtë anë, nuk ka qenë trajner dhe lojtar, që nuk e njeh mënyrën se si e respektojmë njëri-tjetrin, edhe kur nganjëherë nuk duket sikur nuk e bëjmë. Lojtarët marrin kartonë të verdhë dhe të kuq nga veprimet agresive kundër njëri-tjetrit në fushë, shkëmbejnë fjalë të këqija gjatë karrierës. Edhe trajneri është i njëjtë, por në finale të gjithë e respektojmë njëri-tjetrin. Më shumë ato janë probleme që mbeten brenda fushës së blertë”.

Në lidhje me atë që ka arritur trajneri francez në “Emirates”, Mourinho shton: “Unë e di se çfarë do të thotë të fitosh tre tituj në Premier League dhe shtatë “FA Cup”, atë që ai bëri në Japoni dhe Francë, atë që solli në futbollin francez dhe atë që ai i dha Arsenalit në periudhën pa ‘Premier League’, kalimi nga stadiumi në stadium, ne e dimë atë që ai bëri. Nëse ai është i lumtur me vendimin, unë jam shumë i lumtur dhe shpresoj se nuk do të tërhiqet nga futbolli”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...