A e rrezikon Messi Botërorin?

Premte, 20 Prill 2018 17:35

Kur vesh fanellën e Argjentinës Messi duket si një hije vetvetes dhe këtë frikë e kanë të gjithë në Argjentinë, kur duhen më pak se dy muaj nga starti i kampionatit botëror Rusi 2018.

Mediat spanjolle e kanë ngritur alarmin sepse ylli i Barcelonës ka lëshuar sinjalet e para të problemeve. Shqetësimet e para kanë nisur më 14 mars në ndeshjen për 1/8 të finaleve të Champions League kundër Chelsea, kur ‘pleshti’ shfaqi probleme në  rrëzë të kofshës. E njëjta gjë u përsërit 4 ditë më vonë në ndeshjen me Atletiko Bilbao. “Që nga ajo kohë ka ngadalësuar hapat dhe duket sikur ka bërë anestezi, pasi nuk ka shkëlqim dhe lëvizje shpërthyese në lojën e tij”, shkruan La Nacion.

Provat pa shkëlqim të Champions League kundër Romës kanë reflektuar edhe më shumë lodhjen e tij. Në fakt në muajin e fundit Messi është parë më shumë në pankinë, madje në ndeshjet miqësore me Italinë e Spanjën ai nuk zbriti në fushë. “Nuk është mirë, është në limite”, shkruan një burim pranë futbollistit, duke rritur edhe më shumë ankthin te tifozët.

Problemet që po shfaq Messi, të njëjtat që e kanë penguar të luajë edhe më parë, duhen trajtuar me shumë kujdes, sepse “pleshti” nuk është më dhe aq i ri dhe nga Botërori na ndajnë vetëm 2 muaj. Nënvlerësimi i problemeve të shfaqura mund të shkaktojnë tërheqje të gradës më të rëndë që do të bënin të pamundur aktivizimin e tij në Botëror.

Deri në përfundimin e këtij sezoni duhen edhe 5 ndeshje dhe në harkun e 25 ditëve vendosen 2 trofe, Kupa e Mbretit dhe titulli kampion. Barcelona ka nevojë për të dhe Messi duhet të shtrëngojë dhëmbët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...