Inter nuk dëshiron të humbasë portugezin Joao Cancelo dhe është gati që të dyfishojë pagën e futbollistit, ndërsa nuk kanë munguar edhe ofertat e klubeve angleze për të.
Një operacion shumë i rëndësishëm në selinë ‘Zikaltër’ pritet të realizohet në fillim të muajit të ardhshëm, me mbylljen e kontratës për talentin portugez. Cancelo që erdhi nga Valencia me formulën e huazimit, kur më parë atje kishte shkuar Godogbia, është kthyer në një prej futbollistëve kyç të lojës së Interit dhe kjo ka rritur interesin e shumë klubeve evropiane, përfshi Barcelonën dhe Manchester United.
Ausilio duhet të paguajë 35 milionë euro deri në datën 31 maj në arkat e Valencias për të siguruar shërbimin e portugezit, ndërkohë që më përpara shefi i merkatos së Interit do të bëjë ofertën për vetë futbollistin.
Sipas Gazzetta delo Sport, Interi është gati t’i ofrojë 3 milionë euro në sezon futbollistit, dyshin e pagës që aim err aktualisht dhe me këtë ofertë dhe Cancelo duket i kënaqur. Inter ndërkohë ka një mundësi të mirë për ta mbyllur transferimin për 10 milionë euro, duke qenë se Valencia duhet të paguajë 25 milionë euro për të mbajtur Kondogbia.