JA CFARË KA NDODHUR ME ATA QË KANË NGACMUAR TË MADHIN JORDAN...

Tuesday, 03 Prill 2018 14:14

Michael Jordan njihet nga të gjithë si idhulli i basketbollit. Ai ka fituar 6 tituj me Chicago Bulls kampiont në NBA dhe ka vendosur rekorde që rezistojnë edhe sot e kësaj dite.

Ishte botërisht e njohur në botën e basketbollit që yllin e këtij sporti e bezdisnin shumë ndeshjet miqësore. Në një prej ndeshjeve miqësore, ish-basketbollisti i Indiana Pacers, Reggie Miller, i konsideruar si një nga gjuajtësit më të mirë të historisë, guxoi të ngacmonte Jordanin.

Miller tregon vetë se çfarë ndodhi: “Isha në vitin tim të parë dhe po luanim kundër Bullsave një miqësore. Jordan ishte në vitin e tij të katërt në NBA dhe nuk i kishte qejf miqësoret, motivohej vetëm në ndeshjet zyrtare. Një shoku i ekipit më thotë që Jordani, njeriu për të cilin flasin të gjithë, nuk po luante fare mirë në pjesën e parë. Më tha që po e shkatërroja dhe më këshilloi që ta ngacmoja. Unë shkova dhe i thashë: “Michael, kush kujton se je? Ka ardhur një i ri në lagje tashmë”. Ai më pa dhe tundi kokën”.

në mbarimin e pjesës së parë Miller kishte shënuar 10 pikë, ndërsa Jordan vetëm 4. Kur përfundoi e gjithë ndeshja, Jordan kishte shënuar 44 pikë dhe Miller vetëm 12.

Miller po ashtu tregon se çfarë i tha Jordan më pas: “Kujdes! Kurrë mos i flit keq Jezusit të zi”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...