Evangelos Marinakis, presidenti problematik i Olympiacos, plas pas rezultatit të fundit të dobët të ekipit të tij.
AFP zbuloi se ai ka vendosur të dërgojë me pushime lojtarët e ekipit të parë dhe ta përfundojë sezonin me lojtarët e filialit të të rinjve. AFP, madje, ka zbuluar edhe bisedën e Marinakis me lojtarët: “Ju mendoni vetëm për shtëpitë e bukura, ku jetoni, dhe makinat luksoze. Nuk ju intereson ekipi dhe historia e Olympiacos, nuk i meritoni tifozët tanë. Unë paguaj miliona që ju të keni gjithçka dhe në fund keni qenë fajtorët” u ka thënë ai.
Presidenti, po ashtu vendosi të dënojë lojtarët e tij me një gjobë prej 400 mijë euro. “Do ta ndërtoj Olympiacos që nga fillimi, tifozët dhe unë kemi pritur mjaft”, – tha Marinakis. Olympiacos është në vend të tretë në ligën greke, me gjashtë pikë para liderit, AEK. Ekipi “Rojiblanco” ka fituar nëntë nga dhjetë ndeshjet e fundit.