Lazio është treguar i pamëshirshëm sot kundër Sampdoria-s duke fituar me rezultatin e thellë 4-0. Fitorja e mban në vendin e katërt, pozicioni i fundit në “Seria A” që të çon në “Champions”.
Në minutëën e ’32 djemtë e Inzgahit zhbllokuan takimin me anë të Saviç dhe po në pjesën parë dyfishuan rezultatin me De Vrij.
Në pjesën e dytë të lojës pati vend edhe për një ‘dopietë’ të Immobile-s, që e çoi në 29 numrin e golave në këtë sezon në kampionat.
Edhe pse me një fitore minimale 2-1 në transfertë kundër Chievos, zikaltërit e Interit po luftojnë dhëmbë për dhëmbë me Lazion, për të mbetur në në top katërshe, që i siguron atyre një vend për në Ligën e Kampionëve, sezonin e ardhshëm.
Për zikaltërit shënoi Icardi dhe Perisiç në pjesën e dytë, ndërsa golin e vetëm për vendasit e realizoi Stepinski në minutën e 90-t.
Një fitore me shumë vlera ka marrë edhe Crotone e Ajetit në transfertë. Ata kanë mundur minimalisht 1-2 Udinezen duke marrë një 3 pikësh që momentalisht i mban jashtë vendeve që rrëzohen në “Seria B” sezonin e ardhshëm.
Me 3 pikët në xhep ka dalë edhe Atalanta këtë javë. Zikaltërit e Gasperinit kanë fituar2-1 kundër Torino-s, duke parakaluar Milanin në renditje dhe aktualisht janë të kualifikuar për “Europa League”.
Më poshtë, renditja e Seria A