Manchester City e ka mposhtur 5-0 Swansean në “Etihad Stadium”.
Manchester City, tashmë me titullin në xhep, shkatërroi Swansean në “Etihad Stadium”, duke e mposhtur 5-0, shkruan Gazeta Express.
David Silva (12’), Raheem Sterling (16’), Kevin De Bruyne (54’), Bernardo Silva (64’) dhe Gabriel Jesus (88’) – shënuan për fitoren perfekte të Manchester City, që po lufton vetëm për rekorde, pasi fitoi titullin edhe matematikisht xhiro më parë.
Man City me këtë fitore shkoi në kuotën e 90 pikëve dhe synon të thyejë rekordin e vënë nga Chelsea në sezonin 2009/10, që kishte përfunduar sezonin me 95 pikë. Kanë mbetur edhe 12 pikë në lojë dhe pa asnjë dyshim, duket se do të arrihet ky rekord.
Rekordi tjetër është për gola të shënuar në Premier Ligë. Pas fitores 5-0, City shkoi në kuotën e 98 golave, synon atë të Chelseat, që e kishte përfunduar sezonin 2009/10 me 103 finalizime.