Irritohet Partizani: Situatë tendencioze, po shkatërroni harmoninë e grupit

Tuesday, 24 Prill 2018 16:13

Klubi i Partizanit ka reaguar lidhur me spekulimet e fundit për disa çështje që kanë të bëjnë me klubin e kuq.

Përmes një postimi në faqen zyrtare klubi i kuq i ka cilësuar si dashakeqëse dhe për të prishur harmoninë lajmet e publikuara në disa media lidhur me trajnerin e ri.

Për më shumë lexoni postimin e plotë të FK Partizanit

DEKLARATE PER SHTYP

Duke marrë shkas nga lajmet e publikuara së fundmi në mediat sportive në lidhje me të ardhmen e lojtarëve tanë dhe trainerit të ekipit Klevis Dalipi, klubi nëpërmjet kësaj deklarate për shtyp dëshiron të distancohet nga pavërtetësia e tyre duke specifikuar
se traineri Dalipi do të vazhdojë të jetë në drejtimin e skuadrës. Ai gëzon mbështetjen e plotë të drejtuesve të klubit, sikurse dhe lojtarët, kontratat e të cilëve janë vënë në diskutim në shkrimet në fjalë, janë tërësisht të përqendruar për të arritur objektivat e klubit dhe deri tani kanë shprehur dëshirën të vazhdojnë të përfaqësojnë ngjyrat e Partizanit. Për më tepër vendimin për trainerin drejtuesit e klubit e kanë konfirmuar në vazhdimësi dhe e ka rikonfirmuar pak ditë më parë edhe vetë Presidenti Demi, përgjatë një prononcimi dhënë për emisionin “Zona Gol”. Kreu i 15-të herë kampioneve të vendit i ka dhënë mbështje të plotë trainerit Dalipi, madje duke i konsideruar “barcaleta” dhe aspak të vërteta informacionet që mediat e shkruara servirin për opinionin sportiv. Insinuatat e pavërteta për probleme brenda klubit, si dhe aludimet për emra trainerësh , pikërisht në prag të ballafaqimeve të rëndësishme në këtë fazë kyçe të kampionatit, konsiderohen tendencioze me qëllim për të destabilizuar harmoninë në skuadër dhe punën e trainerit Dalipi. I tërheqim vëmëndje mediave të jenë më korrekte në informacionet që përcjellin dhe ju rikujtojmë se në çdo rast mund të kontaktojnë me zyrën për shtyp të klubit e cila mbetet gjithmonë në shërbim të tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...