Andres Iniesta, një ndër yjet kryesor të Barcelonës me shumë mundësi do e mbyllë aventurën e tij me klubin spanjoll pas përfundimit të këtij sezoni dhe për këtë arsye, “France Football” i ka kërkuar falje kapitenit të katalanasve për faktin se nuk e ka vlerësuar kurrë me çmimin Topi i Artë.
Përmes një editoriali të kryeredaktorit të saj, Pascal Farre, revista lavdëron mesfushorin dhe thekson se emri i tij është një mungesë e dhimbshme në listën e gjatë të fituesve të çmimit më të rëndësishëm individual në futboll.
“Iniesta nuk është një lojtar, është LOJTARI! Pa të, Messi me shumë mundësi do ishte lodhur nga Barcelona. Talenti i tij ishte shpikja. Altruizmi ndoshta ka bërë që t’i privohen çmimet individuale. Në vitin 2010 u rendit i dyti për Topin e Artë dhe në vitin 2012 u rendit i treti. Mes emrave të mëdhenj që mungojnë në listën e Topit të Artë, emri i Iniestës është ai që vret më shumë”, shkruan Farre.