Një ditë zije është kjo e sotmja për futbollin francez pasi ish-trajneri i ekipi kombëtar të futbollit Henri Michel ka ndërruar jetë.
Lajmi për vdekjen e 70-vjeçarit u bë publik nga Unioni i Futbollistëve Francezë (UNFP).
“Henri Michel, një monument i futbollit francez, vdiq këtë mëngjes. UNFP-ja shpreh ngushëllimet e saj më të thella për familjen dhe të dashurit e tij”, shkruan në Twitter UNFP-ja.
Ish-trajneri i “Gjelave” dhe ish-mesfushori i Nantes ka fituar 58 tituj ndërkombëtar mes vitit 1967 dhe 1980, ka marrë pjesë në Kupën e Botës të vitit 1978 si dhe ka fituar tre herë kampionatin francez.
Michel drejtoi ekipin olimpik për meshkuj të vitit 1984 drejt fitores së medaljes së artë në Los Anxheles ku mundën ekipin e Brazilit.
Ai drejtoi ekipin kombëtar të Francës në vitet 1984 dhe 1986 duke arritur vendin e tretë në vitin 1986 në Kupën e Botës në Meksikë.