Formula 1 ka hequr dorë nga vajzat e startit ose të njohura ndryshe si “Grid Girls”, por një sport tjetër e ruan ende këtë traditë.
Bukuroshet që qëndronin në krah të pilotëve vazhdojnë të zbukurojnë startin e çdo gare me motorë.
“Grid Girls” shkëlqyen në Austin në Shtetet e Bashkuara, para, gjatë dhe në fund të garës.
Ndërsa, vendimi i Formula 1 për të hequr dorë nga vajzat shoqëruese të pilotëve në fillim të garës dhe gjatë marrjes së çmimeve në fund u prit me një reagim të dyzuar.
Shumë ishin pro këtij vendimi, pasi e quanin “seksiste” praninë e këtyre vajzave në të tilla gara, të tjerë e qortuan duke deklaruar se po hiqej një pjesë e pandarë dhe tradicionale dhe garat e Formula 1 po humbnin një pjesëz nga bukuria e tyre, në kuptimin e plotë të fjalës.