Nesër zhvillohet ndeshja e dytë gjysmëfinale në “Champions League”. Trajneri i Bayern Mynchen, Jupp Heynckes, ka dhënë një intervistë për mediat, lidhur me ndeshjen që gjermanët do zhvillojnë me “galaktikët” e Spanjës.
Vëmendjen kryesore e mori James Rodriguez, futbollisti i Bayern që sezonin e kaluar ishte pjesë e spanjollëve. Trajneri 72-vjeçar për kolumbianin është shprehur se ka qenë në gjendje të rëndë psikologjike pasi u largua nga Reali, madje kishte shenja depresioni por kjo gjendje u kalua duke folur vazhdimisht dhe duke u kujdesur për të.
“Ai ishte në depresion kur erdhi në Mynich. Unë u kujdesa për të dhe kam pasur shumë biseda. Hap pas hapi ai arriti të gjente besim dhe tani mund të them se është më i relaksuar brenda ekipit. Tifozët tanë kënaqen kur e shohin atë duke luajtur futboll, pasi James është një lojtar që ka shumë fantazi.
Ai është mendje hapur e të lë të kuptosh se po ndihet mirë në Mynich dhe mendoj se kjo është më e rëndësishme. Rodriguez ka mësuar gjermanisht, por siç e dini, lojtarët që flasin spanjisht e kanë të vështirë të flasin gjermanishten, por unë mund të flas me të”, tha Heynckes.