Një Liverpool agresiv është parë në 45 minutat e para ndaj Romës në takimin e parë të gjysmëfinales së Champions League dhe loja e mirë është shpërblyer me gol në të 36-tën.
Por autori i golit, Mohamed Salah nuk ka gëzuar për golin e shënuar ndaj ish-ekipit të tij.
E ndërsa koha e rregullt ishte pranë përfundimit, ka qenë sërish egjiptiani që i gjendur përballë ndaj Alisson Becker nuk ka falur duke shënuar golin e dytë të ndeshjes, por sërish nuk ka gëzuar.
Ndërkohë që po luhet pjesa e dytë, Liverpool duket se ka prekur finalen e Champions, pasi po fiton me rezultatin 5-0, pas tre golave të shënuar në fraksionin e dytë të ndeshjes, nga Sadio Mane në të 56-ën, si edhe Roberto Firmino që në të 62-ën thjesht shtyu drejt portës topin e pasuar nga Salah.
7 minuta më pas ka qenë sërish braziliani që ka shënuar.