Ka përfunduar me rezultatin 5-2 sfida në “Anfield Road” mes Roma-s dhe Liverpool-it vendës. Shtatë gola në një sfidë të çmendur. Të Kuqtë kaluan pesë herë radhazi në avantazh, ku lojtari kyç ishte Salah me dy gola dhe dy asiste, ndërsa në fund romanët u kujtuan që të zgjoheshin dhe shënuan dy herë në kuadratin e Karius, si për të ndezur shpresat për sfidën e kthimit që do të luhet në “Olimpico” javën e ardhshme.
Gjysmëfinalja e parë e Champions League ka dhuruar emocione pa kufij për të dyja tifozeritë, të cilat do të vijojnë që të ëndërrojnë për kalimin në finale të këtij kompeticioni. Golat e Dzeko-s dhe Perotti-t në fundin e takimit ndezin shpresat e verdhekuqve, ndërsa të besuarit e Klopp-it duhet të bëjnë mirë llogaritë përball italianëve.