UEFA/ Ja çfarë do i ndodhë Panathinaikosit

E mërkurë, 25 Prill 2018 14:08

Klubi grek Panathinaikos nuk do të mund të marrë pjesë në kompeticionet europiane në 3 sezonet e ardhshme.

Ky vendim është marrë nga UEFA për shkak se ky ekip ka detyrime financiare të pashlyera, shkruhet në media britanike BBC.

Nga UEFA ishte vendosur 1 marsi, si afati i fundit për të shlyer këto detyrime, gjë që nuk ndodhi.

Futbollistët e skuadrës greke hynë në grevë në fillim të këtij muaji, në shenjë proteste, pasi nuk kanë marrë pagat e tyre që nga viti i kaluar, gjë që nuk përmbush vendimin e dhënë nga UEFA në muajin dhjetor, duke bërë që ky institucion t’i vendosë edhe një gjobë prej 100 mijë eurosh Panathinaikosit.

Megjithatë, telashet për Panathinaikosin për këtë sezon nuk mbyllen këtu. Përpara këtij penalizimi, ekipi grek kishte marrë edhe një ndëshkim tjetër. Disa muaj më parë, skuadrës greke iu hoqën 3 pikë nga klasifikimi, pasi nuk i kishte dhënë pagën ish-futbollistit të saj, Jens Wemmer.

Panathinaikos është skuadra greke më e suksesshme në kompeticionet europiane. Ai ka qenë finalist i Kupës së Kampioneve në vitin 1971 dhe ka mundur që të kualifikohet në gjysmëfinalet e këtij aktiviteti në vitet 1985 dhe 1996, ku u mposht nga Liverpooli dhe Ajaksi.

Problemi financiar i Panathinaikosit është një prej skandaleve që ka shoqëruar futbollin grek. Skandali më i madh ishte ai i PAOK-ut, presidenti i të cilit, Ivan Savidis hyri i armatosur në fushën e lojës gjatë sfidës me AEK-un, e këtë e pësoi skuadra e tij, e cila u ndëshkua nga Federata greke e Futbollit duke humbur edhe titullin kampion kundrejt skuadrës nga Athina.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...