Protagonisti i ndeshjes Liverpul-Roma ishte Mohamed Salah, me dy gola dhe dy asist në fitoren 5-2 të “The Reds” në takimin e parë gjysmëfinal të Champions League.
ky sezon ishte i shkëlqyer për Salah, i cili është në garë për Topin e Artë tashmë. Në këtë Champions ka shënuar 10 gola e ka dhënë 4 asist, ndërsa në total gjatë këtij sezoni, ka shënuar 43 gola në 47 ndeshje të luajtura. Në të gjithë historinë e Liverpul, vetëm Ian Rush ka realizuar më shumë (47 gola në sezonin 1983-1984).
Gjëja që të bën përshtypje është se Salah ka shënuar më shumë në këtë sezon edhe se Cristiano (42) dhe Messi (40). Në këto 10 vitet e fundit, portugezi dhe argjentinasi kanë ndarë me njëri-tjetrin Topin e Artë.
Pyetja kryesore këtë radhë është: A do të jetë Salah ai që do i japë fund dominimit të tyre? Nëse vazhdon kështu edhe në ndeshjet e mbetura të sezonit, ka shumë mundësi që po.
Tekniku i Liverpul, Jurgen Klopp u shpreh kështu për sulmuesin e tij: “Fantastik. Në këtë moment po flasim për lojtar të klasit botëror. Po të ishte për mua, do ia jepja Topin e Artë”.