Tenisti zviceran më i titulluar në këtë sport Roger Federer me 20 ‘Grand Slam’ në karrierën e tij, ka habitur së fundmi me një deklaratë për mediat helvete. 36-vjeçari që ka qëndruar për 308 javë si numri 1 i botës, më shumë se askush tjetër, ka thënë se në fillimet e tij në sport ka dashur të bëhet futbollist.
“Sot do të isha një ish-futbollist. Dikur kam dashur të bëhesha futbollist, më pëlqente të luaja në mesfushë dhe të shënoja gola. Në fund zgjodha tenisin, pasi doja ta kisha unë kontrollin e gjithçkaje dhe jo të varesha nga portieri apo mbrojtësi”, u shpreh Federer.