Është mbylluar në barazim ndeshja midis Lushnjës dhe Partizanit, në javën e 31 të Kategorisë Superiore. Në pjesën e parë pati pak raste për të shënuar nga të dyja skuadrat.
Për Lushnjën ishte barazimi i parë pas 12 humbjesh rradhazi.
Në pjesëne dytë , Partizani pretendoi për një penallti me Asanin në minutën e 64-t, që nuk u akordua, dhe vetëm 5 minuta më vonë, gjyqtari akordoi një 11-metërsh për Lushnjën, që u shndërrua në gol nga Pepa.
Partizani provoi më pas të reagonte, me Gojkoviç dhe Abdurrahimin, por golin e barazimit e gjeti vetëm në minutën e 89-të, me Bathën. Deri në fund nuk kishte më raste të tjera, dhe ët dyja ekipet ndanë nga një pikë, me Partizanin që vështirëson gjithçka vetes për Europën.