Rusi 2018, 12 arenat e ndeshjeve të botërorit (foto)

E mërkurë, 09 May 2018 17:51

 “Rusi 2018” pritet që të nisë së shpejti. Një muaj plot me futboll dhe e gjithë vëmendja do të jetë e gjitha aty.

Vëmendja e tifozëve është tek rezultatet e skuadrave të tyre, por edhe stadiumet janë pjesë e spektaklit të këtij evenimenti mjaft të rëndësishëm. Në 12 stadiume pritet të zhvillohet Botërori Rusisë dhe më poshtë kemi listuar të gjithë impiantet me të dhënat bazim, që lidhen me vendndodhjen, kapacitetin dhe se takime të të cilit nivel do të zhvillohen në to.

“Luzhniki Stadium” ndodhet në Moskë dhe ka një kapacitet prej 80 mijë vendesh. Do të mirëpresë ndeshje në fazën e grupeve, në 16-she, gjysmëfinale dhe finalen e Kupës së Botës Rusi 2018.

“Saint Petersburg stadium” ndodhet në Saint Peterburg. Aty do të zhvillohet finalja e vogël për vendin e tretë, ndeshje të grupeve, në 16-she dhe një gjysmëfinale. kapaciteti i tij shkon në 67000 vende.

“Fisht Stadium” ndodhet në Sochi. Në të do të luhet një prej ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Botës, në grupe dhe në 16-she. Ky stadium ka një kapacitet prej 48000 ulësesh.

Në Nizhny Novgorod ndodhet stadiumi me të njëjtin emër, që ka një kapacitet prej 45 mijë vendesh. Aty do të luhen ndeshje në grupe, në 16-she dhe çerekfinale.

“Samara Arena” ka një kapacitet prej 45 mijë vendesh dhe ndodhet në Samara, ku do të luhen takime deri të fazës çerekfinale. Normalisht do të luhet edhe në grupe dhe 16-she.

Në Kazan do të luhet gjithashtu njëra prej çerekfinaleve të Botërorit “Rusi 2018”, veç përballjeve në grupe dhe 16-she. Emri i stadiumi, “Kazan Arena”. Kapaciteti: 45000 vende.

Në Moskë, në “Spartak stadium”, zhvillohen takime të grupeve dhe në 16-she. Ky stadium ka një kapacitet prej 45 mijë ulësesh.

“Rostov Arena” pret ndeshje grupesh dhe në 16-she. Me një kapacitet prej 45 mijë vendesh, ai ndodhet në Rostov On Don.

Në Kalinigrad, në stadiumin me të njëjtin emër, luhet vetëm takime të fazës së grupeve. Kapaciteti i “Kalinigrad Stadium” shkon në 35000 ulëse.

“Ekaterinburg Arena” pret vetëm sfida në grupet e “Rusi 2018”. Kapaciteti i stadiumit të ndodhur në Ekaterinburg është prej 35000 vendesh.

Volvograd-i do të presë takime në fazën e grupeve. 45000 vende është kapaciteti i “Volgograd Arena”.

Në Saransk, në stadiumin “Mordovia Arena” me një kapacitet prej 44000, do të zhvillohen vetëm ndeshje të fazës së grupeve në Botëror.

Modifikuar më E mërkurë, 09 May 2018 17:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...