Unaza e re, Paloka: Sot në Gjykatë çdo histori e të burgosurve një dramë familjeje shqiptare, Rama gati....

Diel, 25 November 2018 15:25

Nënkryetari i PD Edi Paloka ka reaguar pas gjyqit ndaj banorëve të unazës së re. Ne rrjetin social facebook Paloka shkruan se, “çdo histori e të burgosurve, një dramë e familjes shqiptare. Çdo fjalë e tyre, një dhimbje që nxjerr lakuriq egërsinë e një qeverie dhe kryeministri qelbësire antihumane”.

Ja shenimi i plotë i Palokës ne FB:
Sot në gjykaten penale. Çdo histori e te burgosurve , një drame e familjes shqiptare. Cdo fjale e tyre ,nje dhimbje qe nxjerr lakuriq egërsinë e një qeverie dhe kryeministri qelbesire antihumane.
Nje fëmijë 8 vjeçar qe kishte mbetur i vetem duke pritur qe ta merrnin ne shkolle si cdo dite prindërit , pa e ditur qe Rama ja kishte futur ne burg dhe babain dhe nenën.
Nje kryefamiljar qe kishte ne shtepi te moshuar dhe te semure, femije dhe invalide te cilet prisnin ndihmen e tij, por gjendej pas hekurave se kishte protestuar per te mbrojtur pikërisht strehen mbi koken e familjareve te tij.
Nje i ri , Dori , i arrestuar ne spital nderkohe qe qëndronte tek koka e nenes se dhunuar nga policia.

Nje femije qe mbahej ne birucat e Rames e kishte kerkuar librat e shkolles por nuk i kishin dhene as uje sepse keshtu kenaqej hakmarrja e te cmendurit ne krye te qeverise.
Te gjithe pas hekurave se mbrojne strehen e familjes , te femijeve te tyre. Mbrojne nje te drejte qe ju a jep Kushtetuta dhe ligjet e ketij vendi.

Ne anen tjeter, nje prokurori e turpshme dhe qesharake e vene teresisht ne sherbim te cmendurise dhe shtazerise se Rames, qe pranon si “prova” te policise per “dhunen” e qytetareve , bidona plastik te boshatisur dhe fishekzjarret qe ju shiten ne treg dhe femijeve.
Por mbi gjithshka, nje kryeminister qe per te futur ne xhep ca miliona te tjere nuk ndalet perpara asgjeje. Eshte gati jo vetem t’ju shkatrroje shtepite e ti nxjerre ne rruge te madhe ne mes te dimrit , por dhe te burgose e dhunoje deri dhe femije.
Eshte ai i vetmi qe gezon sot dhe per gjakosjen e punonjeses se policise sepse per ate arsye e kishte vene perballe protestuesve. Madje sic e shprehu me gojen e tij , ne subkoshience , do deshironte marrezisht qe ajo vajze te ishte vrare qe Rama te kishte “deshmoren” e tij per te justifikuar gjithe kete ndyresi qe ka krijuar .
E gjitha vetem se i babezituri kerkon te fus ne xhep miliona te tjere.
Me gjithshka qe ben , vetem i afron nje fund te tmerrshem vetes se tij...

Modifikuar më Diel, 25 November 2018 15:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...