Armenia proteston kundër vendosjes së Serge Sarkissian kryeministër

Hënë, 16 Prill 2018 16:31

Disa mijëra persona dolën sot në Erevan, kryeqytetin armen për të protestuar kundër ish-presidentit, Serge Sarkissian, i propozuar në postin e kryeministrit me një pozitë të forcuar pas përfundimit të mandatit të dytë dhe të fundit presidencial.

“Armenia pa Serge”, “Serge është një gënjeshtar”, ishin parrullat e hedhura nga manifestuesit.

“Manifestuesit parakaluan në qendër të qytetit, me kërkesë të liderit të opozitës, Nikol Pachinian pasi bllokuan rrugët kryesore që të çojnë në Parlament dhe në universitete”, bëri të ditur një gazetare.

Gjatë paradites, qindra persona zunë rrugët duke u ulur në tokë në formë proteste, duke bllokuar trafikun në arteriet kryesore të qytetit dhe bërë thirrje drejtuesve të autobusëve dhe automjeteve për t’iu bashkuar lëvizjes.

Partia Republikane në pushtet paraqiti zyrtarisht sot në Parlament kandidaturën e Serge Sarkissian, 63 vjeç, për postin e kryeministrit

Login to post comments