Borxhi i gjakut që Rama po i lë zgjidhjes së re politike

E Enjte, 25 October 2018 17:45

Nga Ilir Nikolla

Urgjenca e Edi Ramës për të stivosur të gjitha anti-ligjet që i duhen oborrit të tij privat meriton një vëmendje të posaçme. Ajo rrëfen për pasigurinë që mbretëron tek kryeministri. Tashmë, me kapjen formale të institucionit të akuzës, Edi Rama ka mundësi të shohë edhe me detaje se sa vaj i ka mbetur kandilit të pushtetit të tij.

Konfirmimi edhe me përgjime kombëtare dhe ndërkombëtare i skemës mbi të cilin mbahet pushteti i sotëm: “vjedhje votash prej krimit, në këmbim të mbrojtjes shtetërore” e ka thërrmuar edhe propagandën edviniste në Perëndim, se fjalët për vjedhje votash janë llafe të opozitës së pafuqishme.

Me një turn elektoral pranë dhe me rrezikun permanent të prishjes së stabilitetit relativ në vend, tashmë ndërkombëtarët s’e kanë më luksin për gjuhë neutrale dhe janë të detyruar të rreshtohen. Duke e ditur këtë perspektivë, Edi Rama po tenton taktikën e vjetër të tokës së djegur, para se t’i çelë rrugën (i detyruar), një zgjidhjeje politike. Në fakt “toka e djegur” është një term i pamjaftueshëm për të rrëfyer poshtërsitë e fundit që po kryen kjo mazhorancë. Rama po shlyen disa prej borxheve që i ka botës okulte dhe njëkohësisht po rrënon çfarëdolloj perspektive ekonomike për të ardhmen e afërt.

Me ligjin për shembjen e Teatrit dhe me monopolizimin e kazinove, kryeministri mban premtimet për “fushat e malet”, por njëkohësisht fut në gjak pushtetin që do dalë nga një zgjidhje e re politike me ish-myshterinjtë e kryeministrit.

Është një “tokë e djegur plus”, një goditje e ndyrë pushtetore që s’meriton të mos denoncohet për hir të një zgjidhjeje të re politike. Më mirë herët se vonë, duhet sqaruar se urgjencat e fundit të Edi Ramës në parlament janë një transferim i borxheve okulte të tij tek ekonomia në krizë që do i lërë peshqesh zgjidhjes së re politike.

Modifikuar më Premte, 26 October 2018 18:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...