Brazili mori një fitore në miqësoren me Kroacinë, në përgatitjet e fundit para nisjes së Botërorit. Ekipi Tites fitoi me gola të Nejmar, të rikthyer në fushë pas 4 muajsh, dhe Firminjos në sekondat e fundit të kohës së rregullt.
Nejmar, tek i cili shumë brazilianë kanë shpresat për këtë Kupë Bote, shënoi një gol mjaft të bukur pasi gënjeu disa lojtarë kroatë në zonë. Edhe Firminjo realizoi një gol interesant, ku e kaloi topin mbi portierin Subasiç