Pak ditë më parë, Myrto Uzuni shprehej pas golit të shënuar se dëshira e tij më e madhe ishte që të luante për Shqipërinë, ndërkohë që ftesa e Kombëtares nuk ka vonuar shumë për ish-sulmuesin e Laçit.
Lajmi për ftesën që ka marrë Uzuni, është pritur mjaft mirë nga Lokomotiva e Zagrebit që duket se ka shumë simpati për Uzunin. Në një njoftim në sajtin zyrtar, nuk kanë munguar as elozhet në drejtim të Uzunit, për të cilin shprehen se ai nuk ka pasur nevojë që të ambientohej në skuadër.
“Uzuni erdhi nga skuadra e Laçit dhe menjëherë nisi të luante si titullar. Besimi i trajneri Tomiç u shpërblye menjëherë nga Uzuni i cili arriti të bënte ndeshje fantastike, duke vërtetuar se nuk ka nevojë për kohë që të ambientohet.
Falë Besnik Prengës, i cili ka qenë trajner i të rinjve të Lokomotivës që u shpall edhe kampion dhe ka drejtuar Laçin në Shqipëri, Uzuni sot është pjesë e skuadrës së tij. Neve na mbetet vetëm që t’i urojmë fat dhe suksese Uzunit me Kombëtaren dhe në ndeshjet e tjera”, shkruante Lokomotiva në sajtin zyrtar.