Messi e tregon rëndësinë e tij si kapiten

E Enjte, 31 Janar 2019 14:09

Fjalimi i tij i parë pas ndeshjes finale për trofeun Joan Gamper në verë, mesazhi i tij të hënën para ndeshjes së kthimit ndaj Sevillës dhe gjesti i tij me Coutinhon ia kanë forcuar udhëheqësinë atij. Dhe tani, Leo paralajmëron: “Të hidhemi në sulm për gjithçka”.

Duke i qëndruar besnik instinktit të tij për t’i shënuar gjithmonë Sevillës, ndaj të cilës ka regjistruar 21 gola në 17 ndeshje në Camp Nou, Lionel Messi e mbylli serinë e golave dhe Barcelona kaloi në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, transmeton Gazeta Express.

Nuk ishte një Messi e shkëlqyer siç ai di të jetë. Ai e humbi topin më shpesh se çdo futbollistë tjetër i Barçës në këtë ndeshje, plot 21 herë, dhe madje e humbi një mundësi të artë për të shënuar, të cilën e kishte krijuar vetë.

Ai e bëri një pasim magjik për golin e Sergi Robertos për rezultatin 4-0. Ama, kjo nuk ishte gjëja më e mirë që ai e ka bërë këtë javë. Messi – në rolin e kapitenit për të cilin disa njerëz hidhnin dyshime se a do të ishte në gjendje ta ushtrojë, të cilin ai e mori në mënyrë plotësisht natyrale, ishte i pari që e ndezi fitilin e rikthimit ndaj Sevillës: “Le të vijnë njerëzit në Camp Nou, ne duam të rikthehemi”.

Përveç tj, në ndeshjen e parë në Sevilla munguan edhe yjet tjera: Pique, Alba, Rakitic, Suarez dhe Coutinho.  

Por, detaji më i mirë erdhi në fushë. Pasi e fitoi vetë penalltinë, Messi vendosi t’i lërë në dorë Coutinhos ta gjuajë atë. Ajo që ka mundur të ishte bombë thërrmuese sikur braziliani të mos shënonte, përfundoi si ringjallje e vetëbesimit për 26-vjçarin, i cili dha shenjat e para për një ndeshje të madhe nga ana e tij pas disa muajsh. “Ai ma dha penalltinë në mënyrë natyrale. Ky është një detaj që tregon sesa i madh është ai”, tha Coutinho duke e falënderuar Messin pas ndeshjes.

 Është e qartë se Barça është duke i ndjekur udhëzimet e Messit që prej gushtit, kur e dha fjalimin e tij të parë si kapiten, gjatë të cilit ishte i vendosur dhe i zëshëm. Është e ditur se, siç edhe ai vetë ka thënë, ai i ka pasur mësuesit më të mirë. Puyol, Xavi dhe Iniesta kanë hapur rrugë, Messi thjesht i ka ndjekur hapat e tyre.

Kapiten i pak fjalëve, ama fjalimet e tij publike janë të plota. Natyrisht se kur flet pak, mesazhi që dëshiron të përçosh është më i besueshëm. Që prej fjalimit të Messit në gusht, të gjithë në klub janë të bindur se mund të fitohet tripleta përsëri. Edhe pse kjo fjalë, tani për tani, është tabu në Camp Nou. Messi e ndryshoi atë paksa duke thënë “Të hidhemi në sulm për gjithçka”.  

Login to post comments

Më të klikuarat

Error: No articles to display

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...