Përplasje në dhomat e zhveshjes, Buffon “hakërrehet” ndaj Benatian

Tuesday, 24 Prill 2018 17:14

Menjëherë pas humbjes me Napolin në dhomat e zhveshjes së Juventusit ka patur tensione. Mësohet se portieri dhe kapiteni i skuadrës, Gigi Buffon, i fundit që la fushën pasi përgëzoi kundërshtarët për fitoren, u ka ngritur zërin shokëve të skuadrës.

Qëndrimi i kapitenit të Juves nuk është pritur mirë nga një pjesë e lojtarëve, veçanërisht nga mbrojtësi Benatia, i cili ishte përgjegjësi kryesor në golin e shënuar nga Koulibaly.

Klubi bardhezi po përjeton një situatë të vështirë, që nisi me eliminimin nga Reali i Madridit në çerekfinale të Championsit, për të vijuar më pas me grumbullimin e vetëm katër pikëve në tre takimet e fundit në Serinë A.

Pas fitores 3-0 me Sampdorian erdhi barazimi i papritur 1-1 në fushën e Crotones dhe humbja në minutën e fundit të kohës së rregullt me rivalët për titullin e Serisë A, ecuri që nuk pranohet kollaj nga Juventusi.

Situatë kjo që e ka shtyrë 40-vjeçarin të kërkojë llogari, pasi nuk ka ndërmend t’i thotë lamtumirë futbollit të luajtur duke i humbur trofetë njëri pas tjetrit. Buffon ka dashur ta shkundë dhe karikojë grupin para nisjes së përgatitjeve për një tjetër përballje shumë të rëndësishme me Interin në “San Siro”. Nuk është hera e parë që kapiteni i bardhezive bën “të fortin” në momentet delikate, duke marrë menjëherë përgjigjen e duhur në fushë nga shokët e ekipit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...